AKTUALITET

Vepra të turpshme para 2 minoreneve, ndalohet i moshuari nga Vlora

19:17 - 19.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme para dy minoreneve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.




Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S., është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet procedurale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.