Kryesore

Vërtetimi i mandatit për Sakon, Basha: E gjithë drejtësia nën kontrollin e Ramës

14:46 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhur me vendimin e dhënë sot nga gjykata e Durrësit, duke vërtetuar mandatin e Valbona Sakos, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.




Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se: “E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri”.

Më tej, sipas Bashës ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

“Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.