AKTUALITET

Video/ Qëlloi gruan 6 herë me thikë, gjendet i mbytur bashkëshorti në Durrës

09:40 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi vrau bashkëshorten me thikë ditën e djeshme në Durrës, 37 vjeçari Ardian Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në det.




Trupi i pajetë i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në Sektorin Rinia në Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Kuka ka qëlluar 6 herë me thikë në bark bashkëshorten, Azbije Kuka, 40 vjeç, pas një konflikti që dyshohet për motive xhelozie.

Ka qenë djali ai që ka dëgjuar konfliktin mes prindërve dhe ka njoftuar të afërmit e tjerë.

Menjëherë 40-vjeçarja është dërguar në spital nga vëllezërit dhe djali, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.