BLUETOOTH

Surprizë për fansat! Reperi shqiptar krijon linjën e re të veshjeve

20:30 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është kthyer në një ndër emrat më të njohur gjatë këtij viti, i cili na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë teksa tregonte hapur origjinën e tij shqiptare nëpër botë. Gashi tashmë numëron 1 milion ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube. Së fundmi, reperi ka lajmëruar ndjekësit në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sjellë në treg linjën e tij të veshjeve, që do t’i përshtatet të gjithë personave me masë trupore sa të tijën, pasi edhe ai vetë nuk ndihej rehat kur provonte gjithmonë rroba që s’i bënin.




“Në fillim të 2020-ës, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- shkruan reperi krahas postimit, i cili ka marrë mbështetjen e madhe të fansave. Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, reperi publikoi këngën e tij më të re, të titulluar “Roses”, e cila deri tashmë ka arritur 1 milion klikime në Youtube.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.