AKTUALITET

Me 22 gusht shpërndahet Parlamenti i Kosovës, Haradinaj përshëndet vendimin

12:55 - 05.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Haradinaj përshëndet vendimin e Kryesisë për shpërndarjen e Kuvendit “Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërndarjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.”




Kështu është shprehur kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend “si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm”.

“Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE-ja”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai përfundoi duke thënë se kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.