AKTUALITET

Arkivoli rozë dhe 20 tullumbace të bardha, i jepet lamtumira Sabina Lekaj

12:17 - 08.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes trishtimit dhe lotëve i është dhënë lamtumira e fundit Sabrina Lekaj. 20-vjeçarja shqiptare u vra nga i ati nëAustrali para pak ditësh.




Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur.

Ndërsa arkivoli po dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës.

Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për vrasjen e së bijës.

49-vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë. Nuk dihet ende nëse ai ka kërkuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

7 2 1 11 17 1 5 4 6
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.