Show-Bizz

Skandalin mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky tani do ta shohim në film, ja si u përgjuan

16:34 - 08.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Amerikës.




Mesa duket, producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment” dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton.

Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhëniet intime me Clinton.

Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe vetë Lewisnky do të jetë producente. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator të vitit 2020.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.