BOTA

Serbia i jep shtetësi ish-kryeministres tajlandeze

07:34 - 10.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia i ka dhënë shtetësi ish-kryeminstres tajlandeze, Yingluck Shinawatra, transmeton Anadolu Agency (AA). Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug raportoi se vendimi ishte marrë gjatë një seance qeveritare.




“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, citoi Tanjug një deklaratë nga autoritetet serbe.Shinawatra tani mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Ajo u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017. Vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.