Horoskopi

Horoskopi i datës 12 Gusht 2019

00:00 - 12.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjërat po nxehen në një nga marrëdhëniet tuaja dhe jo në mënyrë të mirë. Në vend që të shqetësoheni, kjo është koha për të punuar shumë për një kompromis. Përpiquni të arrini harmoninë me këtë person dhe mos u bëni kokëfortë.

A ndiheni nën presion për të qenë aktiv tani, kur me të vërtetë nuk dëshironi të jeni? Dëgjoni veten dhe ndiqni gjendjen shpirtërore, pavarësisht nga ato që njerëzit e tjerë mund të thonë. Ata duhet të mësojnë se si të negociojnë dhe të arsyetojnë me ju.

Ju keni një ndjenjë shumë të admirueshme të përgjegjësisë personale për atë që po bëni tani, por a është plotësisht e garantuar? Sa u përket disa angazhimeve, delegoni disa nga detyrat tuaja te të tjerët. Lironi veten nga të paktën një përgjegjësi.

Ka shumë mënyra të ndryshme për të djegur kaloritë shtesë për të cilat shqetësoheni. Gjithçka që duhet të bëni është të angazhoheni në aktivitete sportive, por gjithashtu të tregoni kujdes me dietën. Një vrapim i shkurtër në park do t’ju bëjë mirë.

Ehtë koha për të përqendruar më shumë energjinë në jetën tuaj shoqërore. Shumë mundësi për të parë shfaqje të bukura me miq të dashur që keni kohë pa i takuar. Para se të mbarojë java, duhet të planifikoni një takim me persona që sjellin gëzim në jetën tuaj.

Vetëm se keni një bisedë të thellë dhe domethënëse me dikë nuk do të thotë që një romancë është duke nisur mes jush. Merrini gjërat në mënyrë graduale dhe do të shihni sa mirë do të do të shkojë gjithçka.

E dini atë shprehje, “Ndaloni dhe nuhatni trëndafilat”? Epo, sot nuk duhet të ndaleni vetëm dhe t’i nuhasni, por të meditoni mbi to dhe të merrni frymë thellë! Vlerësimi i bukurisë natyrore do t’ju lidhë me fuqinë e universit dhe do t’ju japë një ndjenjë të mrekullueshme të të qenit në paqe me botën.

Jeni shumë sharmantë, por mund të mos jetë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e një personi të caktuar. Përqendrohuni te njerëzit që ju vlerësojnë dhe mos i lini pas dore ata. Do ta fitoni personin për të cilin keni interes duke i dhënë kohën e duhur.

Ndonjëherë njerëzit zgjedhin të tregojnë dashurinë në mënyra të çuditshme, që ju mund të mos i vlerësoni plotësisht. E vërteta mund të jetë e ashpër, por kur vjen nga dikush që e doni, gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme.

Sot do të merreni me shumë projekte të ndryshme të vogla të cilat mund të presin. Përqendrohuni në marrëdhënien tuaj me një person, i cili jua ndjen mungesën tuaj. Në punë nevojitet pak më shumë vëmendje nga ju.

 

Është një ditë e bukur për të menduar për veten. Mos harxhoni kohë me gjëra të lodhshme. Sa i përket raportit tuaj me një person, mund të përballeni me disa diskutime, të cilat nuk duhet të dalin jashtë kornizës së normales.

Ju nuk duhet të premtoni të bëni diçka që nuk jeni të sigurt se mund ta bëni. Përdorni fakte dhe shifra për të dhënë mendimin tuaj. Bërja e pyetjeve do t’ju ndihmojë të shmangni bërjen e të njëjtit gabim herën tjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.