Show-Bizz

Armina flet për herë të parë për fëmijët e Shkëlzenit: I dua shumë

09:06 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armina Mevlani e ka menduar të ardhmen e saj me fëmijë! Në një intervistë me Ori Nebijajn në “Pushime on Top”, blogerja e njohur foli për planet e saj për t’u bërë nënë. Sigurisht që pjesë e diskutimit ishin edhe dy fëmijët e partnerit të saj Shkëlzen Berisha, me të cilët Armina ka raporte të mira. Ajo u shpreh se i do shumë ata dhe i pëlqen fakti që fëmija e saj nuk do të jetë i vetëm kur të vijë në jetë, pra pa motër dhe vëlla. Megjithatë Armina shprehet se ende nuk ka ardhur koha për fëmijë:




“Absolutisht që e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur qe Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua shumë. Do e di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk me ka bërë asnjëherë presion, por duke qenë se jemi te dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht te familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe, por unë mendoj që kur te vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese”, deklaroi Armina. Ajo ka planifikuar një dasmë madhështore me Shkëlzenin që thuhet se do të mbahet shumë shpejt!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.