BLUETOOTH

Ja disa nga VIP-at që uruan në mënyrë të veçantë Kurban Bajramin

14:00 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ditën e djeshme, besimtarët myslimanë në të gjithë botën festuan Kurban Bajramin. Festa nisi që në orët e para të mëngjesit, ku u fal Namazi. Në ditë të shënuara si ajo e së dielës, njerëzit urojnë njëri-tjetrin për dashuri, paqe, mirësi dhe mëshirë. Sigurisht, në një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islamik nuk mund të mungonin edhe urimet nga personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë zgjedhur secili rrjetin social, ku është më afër publikut për të uruar të gjithë fansat dhe ndjekësit e tyre kudo ku gjenden. Dikush në ‘Facebook’, dikush në ‘Instagram’ e dikush tjetër në ‘SnapChat’. Më poshtë ju sjellim disa nga urimet më të veçanta.




Një nga aktorët më të mirë të humorit, ka vendosur të uroj të gjithë shqiptarët përmes një fotoje me bashkëshorten. Julian Deda shkruan: Festat gjithmonë na bashkojnë. Gëzuar Kurban Bajramin miq! Zoti na ndriçoftë dhe na i bekoftë familjet tona!
Nuk kanë qenë të pakta urimet nga politikanët, ndër të cilat kemi shkëputur ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampuri. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ajo uron festë të gëzuar dhe plot begati. “Të nderuar miq, ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Qoftë i begatë për ju e familjet tuaja! Në këtë festë të shenjtë për besimtarët myslimanë, le të bëjmë pjesë të gëzimit të kësaj dite edhe familje, të cilat nuk kanë mundësi të festojnë duke ndarë me ta të mirat që Zoti na dhuroi për këtë ditë. Gëzuar, paqe e mbarësi për të gjithë ju!”-shkruan Pampuri.

vedat ademi vesa luma alba bajrami bes kallaku
<
>

Megjithëse këto ditë vere kanë qenë mjaft të impenjuara për Alban Skënderajn, ai ka gjetur pak kohë për të uruar të gjithë shqiptarët për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. “Gëzuar të gjithë besimtarëve myslimanë”.
Edhe më e bukura e 2018, “Miss Albania” përmes “Gazeta shqiptare”, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor. Alba Bajrami shkruan: “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen, Gëzuar Kurban Bajramin! Shëndeti, lumturia dhe harmonia mbizotërofshin në familjet tuaja! Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!”

Vedat Ademi ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për urimin e tij. Përmes një videoje që ka postuar në “Instagram”, ku shihet së bashku me djalin. Së bashku ata kanë uruar të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera, bashkëngjitur videos Vedati ka lënë këtë mbishkrim: “Gëzuar Kurban Bajramin, shëndet e mbarësi paçi kudo”.
Këngëtarja Vesa Luma bashkëngjitur fotos së birit të saj bukurosh shkruan: “Me fat Bajramin te gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen nga familja jonë”. I vogli mban veshur kostumin kombëtarë e duket mjaft i lumtur.
Bes Kallaku, po ashtu ka uruar ditën e djeshme të gjithë shqiptarët. “Urime ditën e flijimit qysh nga fillimet e kohërave me plis. Urime Bajramin besimtarëve myslimanë. Zoti ju ruajt!”

Era Istrefi, po ashtu, ka uruar ditën e djeshme të gjithë besimtarët. “Urime Festa e Kurban Bajramit”. Këngëtarja ka zgjedhur të jetë lakonike në urim, megjithëse dihet që është mjaft besimtare.
“Gëzuar Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Zoti qoftë me ju në çdo hap të jetës”-shkruan Noizy. Edhe këtë vit ai nis urime për të gjithë ata që besojnë në Zot.
Era Rusi ka uruar gjithashtu mbarë shqiptarët ditën e djeshme. Këngëtarja shkruan: “Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.