SPORT

Rubin Hebaj nënshkruan për dy sezone me Vorskla Poltavën

13:13 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ruben Hebaj ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Pasi fitoi titullin kampion me Partizanin, sulmuesi është bërë pjesë e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, ndërsa ende nuk janë bërë publike termat financiarë të këtij transferimi. Sulmuesi 21-vjeçar, që ka patur edhe një eksperiencë tjetër në Europë me Domzale në kampionatin slloven është prezantuar zyrtarisht në klubin e tij të ri.




Me këtë transferim është shuar edhe shpresa e Vllaznisë, që kërkonte të kthente në shtëpi sulmuesin. Vorkla Poltava është një skuadër e njohur për futbollistët shqiptarë, pasi aty kanë luajtur edhe Curri, Dallku apo Januzi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.