POLITIKË

Tërhiqet Fran Frrokaj: S’do bëj rezistencë. Liroj zyrën, por nuk e pres

14:53 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit proçes i cili do të zhvillohet nesër. Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tijë 30 qershori ishte një farsë.“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals.




Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”, deklaroi Frrokaj.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkise janë realizuar një sërë investimesh të rëndësisishme si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke pëmiresuar në këtë mënyre jetesën e banorëve.

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale po vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha. Më pas ai thotë se të gjithë po presin një plan ‘B’ të Bashës dhe nëse do të humbiste besimin tek ai, Frrokaj thotë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga PD.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.