Show-Bizz

“Bëj jetë të çmendur si të ishte film”, modelja shqiptare paralajmëron surpriza

16:10 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri para disa muajve, modelja shqiptare Angela Martini kishte një jetë të lumtur bashkëshortore. Deri kur drejtësia rumune ia ngriti aktakuza ndaj Dragos Vasulescut, ai tanimë dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme pronat në Rumani. Por kjo nuk e ka penguar që bukuroshja jonë të vazhdojë jetën dhe mbledh forcat për të shijuar çdo moment. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur një periudhë të çmendur gjashtë mujore dhe se i është dukur sikurse një film. “Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Fjalë për fjalë ishte sikur një film!




Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”,-ka shkruar zeshkania ndër të tjerash në llogarinë personale në ‘Instagram’. Ndërkohë, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest evropian për bashkëshortin e modeles shqiptare dhe i kanosen pesë vite burg. Martini ka kohë që nuk është marrë me projekte të reja që për tematikë kanë botën e modës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.