BOTA

Dhunë ekstreme seksuale në grup, shqiptarja denoncon ish të dashurin pas 10 vitesh

12:21 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sulm i rëndë seksual ndaj një gruaje shqiptare në  Corigliano Rossano në Itali është zbuluar pasi vetë viktima e një situate të rëndë bëri kallëzim në Polici. Mediat italiane njoftojnë sot pas dhjetë vjet torturash, gruaja me origjinë shqiptare ka marrë guximin për të treguar se çfarë po ndodhet në një apartament të bashkisë në provincën e Cosenza. Hetimet, që lejuan prokurorin të hedhë dritë mbi çështjen, zgjatën shtatë ditë dhe përfunduan me urdhra për paraburgim të pesë personave,




Ata u arrestuan nga Policia e Cozenca dhe akuzohen në mënyra të ndryshme për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje. Në shtëpinë e torturës u gjetën edhe mjete për praktika seksuale sadomazokiste. Hetimet për dhunën seksuale filluan pasi ndodhi një lidhje jashtëmartesore, tha Cataldo Pignataro nga komisariati i Cigliano Rossano, lidhje jashtëmartesore midis gruas shqiptare dhe një burri që me kohë u kthye në një makth të vertetë për të. Një marrëdhënie sentimentale u kthye në dhjetë vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale me burra të tjerë që vinin për ta përdhunuar viktimën, deri edhe 20 njëkohësisht. Hetimi nën koordinimin e prokurorit Eugenio Faciolla falë rrëfimit të gruas shqiptare çuan dhe në zbulimin e një plantacioni me marihuanë./syri.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.