AKTUALITET

Dosja “Hajdari”, Izet Haxhia në Apel për masën, ja çfarë kërkon

14:09 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen Azem Hajdarit, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, për t’u njohur e masën e sigurisë.Haxhia ka kërkuar që çështja të mos shqyrtohet nga kolegët e gjyqtares Fatmira Hajdari, që është e veja e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit. Gjithashtu, Izet Haxhia ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi.




Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.