VIP PAGES

Pushimi që zgjat jetën! Katër teknikat më të mira për të qetësuar mendjen

15:40 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të qenit në paqe ndonjëherë nënkupton të qenit në një vend të zhurmshëm por prapë ta ruani qetësinë në zemër. Jo domosdoshmërish paqja nënkupton të qëndroni në një vend të qetë. Ndonjëherë mendjet tona shndërrohet në fëmijë pesëvjeçarë që vrapojnë nëpër rrugë duke mos mundur të qëndrojnë ulur as edhe për një minutë. Nëse mendja juaj funksionon pa pushuar, atëherë ajo do t’ju burgosë.




Prandaj, është koha ta lironi mendjen.
Mund t’ju duket e pamundur, por faktikisht mund ta bëni këtë. Ne jemi krijesa që lehtë adaptohemi dhe mund t’i përvetësojmë shpejt shprehitë e reja. Krijojeni një mendje paqësore dhe kthehuni te vetja origjinale – këto teknika do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.

Përqendrohuni në pjesën pozitive të vetvetes
Mendimet negative ekzistojnë vetëm se ne i lejojmë. Bota fizike është produkt i mendimeve tona. Përqendrohuni vetëm në gjërat që ju bëjnë të lumtur. Është koha ta ushtroni trurin dhe kështu do të ndiheni më paqësorë. Mbajeni mend se energjia rrjedha ty ku gjendet vëmendja.

Përsëritni fjalë paqësore
Për çfarë mendoni? A janë mendimet tuaja të përqendruara në detyrat ditore apo në fjalosje të ndryshme? Të pasurit një mënyrë pozitive të të menduarit tërë kohën është diçka sfiduese, por ju mund t’i ndaloni mendimet negative duke përsëritur fjalë të thjeshta dhe paqësore. Siç është: qetësia, paqja, dashuria, relaksi, plazhi, etj. Fjalët janë më të fuqishme sesa ç’mendoni.

Meditoni rregullisht
Meditimi është i mirë për ju në shumë mënyra. Ai ju ndihmon ta ndalni ortekun e mendimeve që jua sulmojnë vetëdijen. Nuk është sikurse ju duhet ta ndalni trurin. Ngadalësoni mendimet dhe vëzhgojeni veten përmes frymëmarrjeve të kontrolluara dhe syve të mbyllur. Meditimi ju sjell vetëdijesim dhe ju ndihmon të ballafaqoheni me sfidat e ditës.

Rilidhuni me natyrën
Pauza e drekës në parkun e afërt është një mënyrë e mirë për t’u rilidhur me natyrën. Shkoni në një pushim dhe largohuni nga stresi. Forcojeni lidhjen tuaj me natyrën dhe mendja do t’ju ndryshojë. Largojeni stresin. Gjërat materialiste nuk ju bëjnë të lumtur, por Nëna Natyrë vërtet se e bënë këtë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.