AKTUALITET

Surprizat e Festës së Birrës, Elvana Gjata pritet të ndezë Korçën

14:26 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti i bukur i Korçës starton sot Festën e Birrës, eventin më të madh festiv veror, i cili do të jetë i mbushur me plot surpriza.Nën ritmet e muzikës dhe duke shijuar Birra Korça, festa do të nisë sot për të vijuar deri në 18 gusht, event që do të mbahet përpara Stadiumit “Skënderbeu”, si edhe “Pazarit të Vjetër”.




Gazetarja Lorena Kodra zbuloi disa nga surprizat e bukura të kësaj feste, që ka tejmbushur qytetin dhe të gjitha fshatrat me turistë vendas e të huaj.“Do ketë këngëtarë që kanë marrë pjesë në edicionet e tjera, por edhe këngëtarë që marrin pjesë për herë të parë, siç është Elvana Gjata, që do të performojë më 17 gusht. Sot festa starton me Maratonën e Këngës, ku do të perforojnë emra të njohur”, tha ndër të tjera gazetarja Kodra.Ndërkohë, policia ka ndërmarrë një plan masash për garantimin dhe ruajtjen e sigurisë në këtë qytet, i cili do të ndizet nën një atmosferë super-festive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.