AKTUALITET

U tkurr edhe më shumë në gjysmën e parë të këtij viti

18:00 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se një dekade, bankierët e cilësojnë bujqësinë si një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin. Në fakt, bujqësia është ndoshta sektori më i nënkredituar i ekonomisë shqiptare, po të kemi parasysh kontributin që ka në prodhimin kombëtar dhe në punësim. Por, pavarësisht përpjekjeve të bankave për të rritur biznesin në këtë sektor, kreditimi i bujqësisë ngelet në përmasa tejet modeste. Në mesin e këtij viti, vlera e portofolit të kredisë për bujqësinë ishte rreth 4.7 miliardë lekë, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.




Bujqësia përbën aktualisht vetëm 1.4% të portofolit total të kredisë për biznesin. Kreditimi kushtëzohet nga kapacitetet e dobëta të këtij sektori për të përthithur financime, të lidhura me konkurrueshmërinë e ulët, parcelizimin, mungesën e ekspertizës dhe problemet me dokumentet e pronësisë së tokës. Huadhënia nuk është nxitur as nga skemat e ndryshme të nxitjes, të ndërmarra nga qeveria dhe bankat e zhvillimit. Më e bujshmja, ishte ajo e vitit 2016, kur qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, prezantuan skemën ambicioze të garancisë financiare për fermerët. Përmes një fondi garancie 75 milionë euro, fermerëve do t’iu krijohej akses në kredi nga bankat tregtare për një shumë prej rreth 300 milionë eurosh. Por, po të shohim shifrat, rezultatet e kësaj skeme janë qenë modeste dhe asgjë nuk ka ndryshuar në ritmet e kreditimit të bujqësisë. Scan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.