SPORT

Gjimshiti shënon në miqësoren e fituar me goleadë nga Atalanta

13:17 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës me Atalantën në miqësoren e djeshme të zhvilluar ndaj skuadrës të Serisë C, Giana Erminio, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin e thellë 11-1.




Serinë e golave e hapi sulmuesi kolumbian Duvan Zapata, ndërkohë që Gjimshiti shënoi golin e katërt për skuadrën e Gasperinit në minutën e 19-të të pjesës së parë. Shqiptari qëndroi në fushë për 60 minuta teksa u zëvendësua më pas nga mbrojtësi Palomino.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.