LIFE STYLE

Studimi/ Meshkujt ‘rriten’ në moshën 43-vjeçare – 11 vite më vonë sesa femrat

07:39 - 18.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim mbi diferencat në pjekuri mes gjinive ka zbuluar se dy gjinitë mbesin të “papjekura” deri në vitet e vonshme të 30’ta dhe vitet e hershme të 40’ta.Por, mosha mesatare kur femrat piqen apo “rriten” është 32 vjeç.




8 nga 10 femra besojnë se meshkujt asnjëherë nuk do të ndalen së qeni fëmijëror – ku gjestet e tyre më të zakonshme janë gromësimat, konsumimi i ushqimeve të shpejta në orët e hershme të mëngjesit, vozitja e shpejtë e veturës, luajtja e video-lojërave, etj.Heshtja gjatë fjalosjeve, paaftësia për të gatuar shujta të thjeshta dhe ri-tregimi i të njëjtave barsoleta janë vlerësuar po ashtu si shenja të pamaturisë te meshkujt.Dy gjinitë janë pajtuar se femrat e arrijnë pjekurinë shumë më herët sesa meshkujt, mesatarisht në moshën 32 vjeçare.

Edhe meshkujt e kanë përshkruar veten si të papjekur – më saktësisht 1 në 4 meshkuj e ka pranuar këtë fakt.Përndryshe 1 në 3 femra e kanë përfunduar një lidhje për shkak se e kanë humbur durimin për papjekurinë e mashkullit.Megjithatë, ka edhe ekspertë tjerë që thonë se papjekuria është e nevojshme në lidhje sepse sigurohet që lidhja të mbetet argëtuese dhe e freskët. Madje, papjekuria u ndihmon meshkujve edhe të lidhen më mirë me fëmijët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.