Show-Bizz

Valentino Rossi: Dua të kem fëmijë, kam gjetur femrën e duhur

13:49 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej pak kohësh ka festuar 40-vjetorin dhe mbi motor vazhdon akoma të vendosë rekorde të reja, por edhe në jetën private Valentino Rossi ka një objektiv ambicioz për të arritur, atë për tu bërë baba.




Kampioni i MotoGp ëndërron shpejt të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Francesca Sofia Novello, modele 24 vjeçare, me te cilën është në lidhje prej një viti.‘Të kem fëmijë? Sigurisht. Për të bërë fëmijë duhet femra e duhur dhe unë e kam gjetur’, ka thënë Rossi në një intervistë për Radio 1.Valentino dhe Francesca Sofia në rrjetet sociale shfaqen gjithmonë më të afërt dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

Në disa foto të postuara së fundmi në rrjetet sociale ai ka qenë dëshmitar në dasmën e mikut të tij të ngushtë dhe në gishtin e majtë të modeles është shfaqur një unazë, një shenjë që tregon që Doktori mendon shumë seriozisht për modelen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.