POLITIKË

VIDEO/ “Skenë krimi”, ja çfarë bëjnë të rinjtë e PD në Shkodër

11:13 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për vendin ku PS-ja zgjodhi të mbajë mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak. Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit ndërsa me një shirit të verdhë, ashtu siç vepron policia në rastet kur rrethon një vend ku ndodhin ngjarje kriminale.




Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët. Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.