SPORT

Juventusi ofron Emre Can në këmbim të Ivan Rakitic

10:07 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kaluar dy ditë në Barcelonë, ku ka negociuar një marrëveshje për të nënshkruar me Ivan Rakitic si dhe me të riun Juan Miranda. Kampionët e Serisë A kanë ofruar Emre Can në këmbim të mesfushorit kroat, dhe janë gjithashtu të gatshëm të përfshijnë sulmuesin Mario Mandzukic, 33 vjeç, si pjesë e një marrëveshjeje me katalanasit.




Zonja e Vjetër e shikon Rakitic si zgjidhjen ideale për mesfushën e tyre, sipas Tuttosport, i cili gjithashtu pretendon se Juventus dëshiron një tjetër marrëveshje shkëmbimi me Barcelona për 19-vjeçarin, Miranda. Paratici ofron qendërmbrojtësin Daniele Rugani, aktualisht në huazim te Empoli, për mbrojtësin që fitoi Kampionatin Evropian U-19 me Spanjën gjatë verës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.