SPORT

Atletico Madrid thotë “Po” për Angel Correa, por Milan nuk ka para

16:17 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shumë tratativash, Milani është më pranë objektivit më të rëndësishëm në merkaton e verës. Atletico Madrid ka shbllokuar situatën, duke I hapur rrugë transferimit të Angel Correa, të kërkuar me ngulm nga dyshja Maldini-Boban. Me anë të menaxherit të futbollistit, drejtuesit kuqezi kanë arritur të bindin klubin spanjoll të ulë pretendimet e tij financiare. Atletico Madrid kërkonte 55 milion euro për kartonin e futbollistit argjentinas, ndërsa tani është gati të pranojë ofertën e Milanit.




Sipas mediave italiane marrëveshja mund të arrihet për 42 milion euro, ndërsa madrilenët do të kenë të drejtën e 30% të shumës nga shitja e kartonit të lojtarit në të ardhmen. Por deri te firma në kontratë dhe zyrtarizmit të këtij transferimi të rëndësishëm në këtë sesion të merkatos ka ende disa pengesa. Si filllim, Milani duhet të shesë dhe njeriu që bllokon merkaton në hyrje të klubit kuqezi është Andre Silva.

Sulmuesi portugez vlerësohet nga 25 deri në 30 milion euro, por deri tani kanë dështuar të gjitha tratativat për shitjen e tij. Në fillim Monaco u tërhoq në momentin e firmave, ndërsa lojtari i tha “Jo” transferimit te Sporting Lisboa. Alternativa e vetme në këtë moment është Valencia, por Andre Silva nuk preferon një tjetër aventurë në Spanjë, pas asaj aspak pozitive me Sevilla në sezonin e shkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.