AKTUALITET

Një shtrëngim duarsh mes vëllezërve: Penguam ndarjen e Kosovës

16:50 - 22.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se legjislativi dhe ekzekutivi i deritashëm kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës.




Në një fotografi të shpërndarë në Facebook ku shihet dore për dore me të vëllanë, ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, ai ka falënderuar të gjithë ish deputetët e kuvendit për bashkëpunimin.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim. 

Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. 

Për një Kosovë 100%. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen. DH”, ka shkruar në Facebook Daut Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.