BOTA

Vajzat shqiptare “kërcënojnë” 80-vjeçarin italian: Lekët, ose publikuam fotot nudo

11:04 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjysh 80 vjeçar nga Camposampiero në Itali ka rënë viktimë e dy vajzave shqiptare, që kundrejt seksit online, e kanë kërcënuar se do t’ia publikonin fotografitë lakuriq nëse ai nuk u dërgonte para.




80-vjeçari u kishte dërguar si fillim 1500 euro me Postepay, që ato t’i dërgonin atij fotot e tyre lakuriq. Mirëpo, edhe ai nga ana e vet u dërgonte atyre foto të vetat ca si shumë “të guximshme”. Mirëpo, vajzat  e kërcënuan se do t’ia publikonin në internet, nëse ai nuk u dërgonte para të tjera.

Karabinierët në Camposampiero arritën të zbulojnë dhe arrestojnë dy femrat e seksit online:  S.A. 23 vjeçe,  shërbyese me banim në Varese dhe P.A. 27 vjeçe, kamariere shqiptare me banim në Vogogna.

Që nga vera e vitit 2018 ato kishin krijuar një marrëdhënie në “chat” me plakun 80 vjeç në Camposampiero, që u dërgonte para me Postepay në këmbim të fotografive të tyre lakuriq.  Edhe ai u dërgonte atyre të dyjave, fotografitë e e veta.

Në total, plaku u kishte paguar 1500 euro  mirëpo ato e shantazhuan se do t’ia bënin publike fotografitë dhe i kërkuan edhe 300 euro që ta mbyllnin atë çështje.Plaku i paditi ato. Karabinierët shkuan në shtëpinë e dy vajzave dhe u gjetën telefonin, pagesat dhe fotot e të moshuarit./ Syri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.