BOTA

Video/ Mushkëria e botës përfshihet nga flakët, Amazona po digjet

11:05 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekosistemi më i madh në botë, Amazona është përfshirë nga flakët. Pylli i Amazonës në Brazil është përfshirë nga zjarre të shumta këtë vit, ku numërohen gjithsej 72.843 të tilla.




Sipas agjencisë hapësinore INPE, satelitët kanë treguar rritje të zjarreve me 84% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018-n.

Këto ngjarje ndodhën pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, shkarkoi kreun e agjencisë pyjore për shkak të shpyllëzimeve.

Amazona është një nga pyjet më të rëndësishme për jetën në tokë, për shkak se ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Ndër të tjera, xhungla është shtëpia e tre milionë specieve, bimëve dhe kafshëve dhe e 1 milionë indigjenëve.

Amazon ndryshe quhet mushkëria e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e tokës.

Zjarri në Amazon po përhapet me shpejtësi dhe tymi është tashmë aq i dukshëm dhe i madh saqë mund të shihet nga hapsira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.