Politike

Nga shkollat tek infrastruktura, Gogu: Projektet urgjente të Tiranës

15:41 - 23.08.19 gsh

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, ka zbuluar disa nga projektet kryesore të bashkisë për kryeqytetin.I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24”, Gogu tha se vëmendja kryesore këto ditë të fundit gushti është te shkollat, kopshtet dhe çerdhet, që sipas tij, duhet të jenë dinjitoze në fillimin e vitit të ri shkollor.Një projekt i rëndësishëm dhe urgjent, sipas Gogut, është edhe ai në infrastrukturë, për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, si dhe shtresat në nevojë.“Do shikojmë menjëherë si do çelet viti i ri shkollor me të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet. Po ndërhyjmë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, vëmendje për njerëzit në nevojë. Tirana do shohë punë, punë dhe punë për secilin qytetar”, u shpreh Gogu.



Çfarë do ndodhë në mbledhjen e këshillit bashkiak?

Janë familjet në nevojë që ne iu shkojmë në ndihmë, si dhe personat me aftësi të kufizuara. Çdo qytetar ka vëmendjen e duhur, nuk mund të lëmë asnjë pas. Anëtarët e këshillit bashkiak do të grupohen në komisione, ku janë propozuar 13 komisione. Nuk kemi bërë më të mirën, të gjithë komisionet do pozicionohen në mënyrë të tillë që të dëgjojnë qytetarët e tyre. Detyra e anëtarëve nuk është vetëm mbledhja në komisione, por janë jashtëzakonisht të rëndësishme dëgjimet paraprake me banorët. Duhet t’i japim kohën e duhur edhe përfaqësuesve të opozitës që janë aty.

Çfarë është bërë në Tiranë gjatë verës?

Në muajt e verës bëhen të gjitha ato veprimtari që dimri të mos na kapë të papërgatitur. I kemi dhënë theks të veçantë infrastrukturës, kemi bërë parqe për qytetarët që do kthehen nga pushimet. Pritet fillimi i vitit të ri shkollor, të gjithë ato shkolla, çerdhe, kopshte, duhet të jenë dinjitoze. Ka filluar puna dhe do theksohet goxha në vijim. Makinat do vazhdojnë të kenë hapësirën e mëparshme, hapësira do merret nga makinat e parkuara.

Rezymeja e punëve për shkollat dhe çfarë pritet?

Rezultati është mbresëlënës, kemi parë shkolla që i kishim parë vetëm në fotografi. Do shohim një shkollë që është bërë nga e para. Megjithatë, sfida mbetet akoma e madhe. Në këto 4 vite duhet të ndërtojmë 17 shkolla të reja. Ndërtesat e shkollave janë një prioritet.

Si përballeni me pretendimet e qytetarëve?

Është presion i shëndetshëm. Ka qytetarë që japin sinjalizim. Çdo anëtar i këshillit bashkiak do jetojë me tension, do duhet të jetojë me banorët, t’i shohë në sy. Kjo është mënyra si do ballafaqoheshim. E kemi për detyrë të faktojmë, por dhe të diskutojmë për të lehtësuar dialogun mes qytetarëve dhe bashkisë. Sfida ka qenë që Tirana të vazhdojë të bëhet një qytet solidar.

Ka diçka të vështirë për të ndërhyrë për Tiranën?

Problemet për një komuniteti janë zakonisht probleme që i shkaktojmë vetë. Tirana duhet të jetë vendi i qytetarëve, të mos krijojë ndasi, për ne e për ata. Së bashku ta bëjmë qytetin më të jetueshëm. Ka projekte të vështira, por nëse nuk i shërbejnë këtij komuniteti, përgjigjen më të mirë e jep vetë komuniteti. Për teatrin, shumica ka thënë se e do, ndaj dhe pakica duhet të mësohet.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *