Aktualitet

Propozimi i VV-së për LDK-në: Kryeministër me rotacion

11:30 - 27.08.19 gsh.al

Pak orë pasi e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre, Lidhja Demokratike e Kosovës u bë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar mundësinë e garimit të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme.



Osmani bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe me nënkryetarin, Lutfi Haziri, u takuan me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarët Glauk Konjufca e Besnik Bislimi. Pas takimit, në njërin prej hoteleve të kryeqytetit, kanë munguar deklarimet e tyre, shkruan “Koha Ditore”.

Në lidhje me ato që u diskutuan, në Facebook ka shkruar Besnik Bislimi i VV-së. Ai ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me ofertën që i kanë bërë LDK-së.

“U dakorduam që Qeveria në ardhje si prioritet kryesor duhet ta ketë çkapjen e shtetit nga klani ‘Pronto’, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjithë kjo si parakusht për fokusim në politika që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 10 muaj që ka dërguar një propozim konkret tek Mustafa për modalitetet e ndërtimit të qeverisjes së ardhshme, si dhe prioritetet kyç.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.