Fotografia ka fuqinë që të krijojë një realitet krejt tjetër nga ai ai që mund të ekzistojë përtej saj. Mjafton një sekondë dhe përjetësohen disa mimika që mund të interpretohen në disa mënyra.
Përveç zjarreve në pyjet e Amazonës, ngjarja më e rëndësishme botërore e këtyre ditëve ishte Samiti i G7-ës. Presioni sigurisht ishte i lartë në Francë, por disa fotografi nga ky event thyen akullin.
Ky takim mund të quhet pa dyshim: “Samiti i puthjeve”. Ishte përfundimi i samitit që e vulosi këtë emërtim. Fotografi që shkëputën vëmendjen nga politika dhe nxitën imagjinatën e përdoruesve të rrjeteve sociale në mbarë botën.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, ishin më të komentuarit, pas një puthjeje të shkëmbyer mes tyre dhe vështrimit që Melanie i bëri kryeministrit.
“Të gjithë duhet të gjejnë dikë që i shikon siç shikon Melania, Justin Trudeau”, shkruan një komentues.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, i cili mesa duket nuk e priti fare mirë “romancën” e të shoqes me kreun e qeverisë kanadeze, u pa duke u puthur jo me një, por me dy gra të tjera. Njëra bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron dhe tjetra kancelarja gjermane Angela Merkel.
Pa puthje kush mbeti? Emmanuel Macron. Ai u pa duke buzëqeshur teksa e shoqja e “nderonte” në “Samitin e puthjeve” .
https://www.youtube.com/watch?v=r22f0LtpCrs