BLUETOOTH

Merita Merja: Formula për të pasur fytyrë dhe flokë të shëndetshëm pas sezonit veror

21:00 - 29.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve”




Nga Egla Xhemali

Kujdesi ndaj vetes është një nga elementet që gjithmonë bie në sy sidomos te femra. Një nga problemet kryesore është makijazhi që duhet të përdoret, si dhe trajtimi dhe kujdesi ndaj flokëve në këtë stinë të nxehtë. Të gjitha femrat kanë nevojë për këshilla estetike dhe këshillat këtë herë na i jep parukierja dhe estetistja Merita Merja.

Merita, ti je parukiere, por edhe një estetiste e shkëlqyer. Një nga problemet që kanë femrat e sotme, sidomos tani në stinë e nxehtë është aplikimi i kremit pudër ose ndryshe, fondotintës. Na trego diçka më shumë rreth tij.

Është e vërtetë që ky problem është i madh, sidomos tani në verë. Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një ‘make up’-i të bukur dhe perfekt. Nëse do të shohim lëkurën, do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme nga njëri te tjetri. Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i bukurisë së femrave, pasi falë tij mund të mbulohen defekte të vogla të fytyrës, rrudha të lehta, poret e zgjeruara apo njolla të vogla, ndaj është shumë e rëndësishme zgjedhja e tonalitetit të duhur, të përafërt me atë të lëkurës.

Ku duhet treguar më shumë kujdes?

Këshilla kryesore për zgjedhjen e pudrës që i përshtatet fytyrës suaj dhe që gjithnjë do t’ju lejojë të jeni perfekt e me një ‘make up’ të bukur është të zgjidhni një pudër me nuancë të ngjashme me atë të lëkurës. Në këtë rast, duhet të keni parasysh se lëkura gjithnjë tenton të ketë një ngjyrë që anon ose nga e verdha, ose nga e kuqja. Këto janë dy nuancat bazë të pigmentit të lëkurës. Duhet të tregoni kujdes të veçantë në zgjedhjen e tonit të duhur dhe për këtë duhet të vëreni me kujdes nuancën që ka lëkura juaj në pjesës e nofullës, afër qafës. Kështu do të dalloni nuancën reale të lëkurës suaj, në mënyrë që të zgjidhni edhe tonin që ju përshtatet më shumë. Ndaj, zgjidhni një pudër me ngjyrë identike apo shumë të përafërt me atë të lëkurës suaj, nëse nuk doni të dukeni sikur keni vënë një maskë në fytyrë. Pasi keni zgjedhur nuancën dhe llojin e pudrës që i përshtatet më së miri lëkurës suaj, një hap shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i saj.

A mund të përdoret pudra çdo ditë, apo vetëm në raste të veçanta?

Realisht nuk ekziston asnjë rregull. Gjithçka varet në dëshirën tuaj për ta përdorur atë nga rezultati që doni të keni me ‘make up’-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me një fjalë jeni të lirë për të vepruar si ta gjykoni të arsyeshme.

Ti ke punë vazhdimisht me përgatitjen e nuseve, por sidomos gjatë sezonit të verës, ku me sa kam dëgjuar, mund të punosh me 100 nuse. Çfarë kërkojnë këto nuse për ditën e dasmës, për stilimin dhe trajtimin e tyre?

Po, është e vërtetë që realizoj shumë stilime dhe ‘make-up’ nusesh gjatë sezonit veror. Nuset shqiptare janë tek e thjeshta dhe tek e bukura, që vjen nga kjo thjeshtësi. Fillojmë me trajtimin e flokëve që bëhen me produktet më të reja dhe më të kërkuara dhe jo vetëm për nuset. Me anë të tij e sjellim flokun në shëndetin e tij të plotë dhe pastaj i stiloj sipas formës së fytyrës, fustanit që ka veshur dhe komponentëve të tjerë.

Po fustanet janë të koleksioneve të reja?

Po, absolutisht të gjitha të koleksioneve të reja, si të nuseve, ashtu edhe të mbrëmjeve. Unë përpiqem që gjithçka të jetë sipas trendeve të fundit. Janë perfekte për ditën më të bukur të femrës, por edhe për raste festash dhe mbrëmjesh të ndryshme.

Gërshetat, vazhdojnë të jenë në modë?

Ashtu si sezonin e kaluar, gërshetat janë shumë në modë sepse janë komode, të lehta dhe shumë të bukura për stinën e verës. Nga të gjitha modelet, llojet dhe ngjyrat. Sigurisht edhe zgjatimet, apo jo? Po realizimet e ekstejshënave, flas ato që bëhen në sallonin tonë janë afatgjata e të plota, sepse vetë floku që përdoret është origjinal indian dhe stilohet, bëhet krehje, lyhet dhe i jepet forma që dëshiron klientja.

Këshilla për lexuesit, sa i dëmton flokët uji i pishinës?

Nuk u bën aspak mirë dhe ka raste që ata marrin një ngjyrë si jeshile. Ajo çfarë e bën flokun jeshil është bakri që ndodhet në pishinë nga tubat që sjellin ujin. Për ta riparuar këtë lloj dëmtimi dhe për të hequr ngjyrën jeshile, shpëlajini flokët mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë.

Cilat janë produktet më të nevojshme për flokët gjatë verës?

Një shampo e mirë, sipas tipit të flokut tuaj, e shoqëruar me balsam. Në rastin e flokut të lyer ose të dobët, shoqërojeni me një maskë një herë në javë. Kurrë mos e teproni me produktet e kozmetikës në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë.

Si duhet bërë tharja dhe krehja?

Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t’i krihni. Nëse krehjen e formësoni me furçë, shfrytëzojeni atë që të përshtatet më mirë me flokët dhe përdorni karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla.

Po për fytyrën, çfarë duhet të përdorim?

Zgjidhni kremin e duhur. Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve. Kremrat në dimër janë më të pasur dhe më intensivë, që t’ju mbrojnë nga era apo i ftohti, ndërsa në verë preferohen kremra të lehtë dhe të lëngshëm.

m5 m1 m2 m3 m6
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.