DOSSIER

Djali gjeni që dinte 5 gjuhë të huaja, u zbulua nga misioni amerikan në Shqipërinë e viteve 1920

14:45 - 01.09.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vitet ’20, në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare.




Në misionin e tyre ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin. Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.


Njëri prej të cilëve ishte ky fëmijë. “Ky djalë shqiptar flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”. /Fotografitë që kanë bërë historinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.