Aktualitet

“Luarasi”, simboli i edukimit elitar, fluks regjistrimesh në Kolegjin Universitar

16:25 - 02.09.19 gsh.al

Univeristeti “Luarasi” ka hapur dyert dhe ka pritur maturantët për t’u regjistruar për vitin e ri akademik.
Stafi akademik i ka njohur ata me kurrikulat dhe auditorët, duke i garantuar se zgjedhja e tyre e parë do të shërbejë për të bërë sukses në të ardhmen.



Të dhënat nga studentët e parë të regjistruar këtë të hene sipas rekotrit te “Luarasit” profesor Et’hem Rukes flasin për nivel të lartë, gjë që provon vlerësimin pozitiv për këtë universitet i cili ofron tre degë studimi Ekonomik Juridik dhe Teknologji Informacioni.

“Ecuria e regjistrimeve ka qenë e shkëlqyer për Lurasin. Krahasuar me një vit më parë, “Luarasi” ka një rritje që është befasuese për mua. Deri tani kemi më shumë se 110% regjistrime në raport më vitin e kaluar.” -tha Et’hem Ruka, rekor i Lurasit.

Mesatarja e lartë e studentëve dhe interesimi në rritje për këtë universitet nga studentët është një vlerësim për stafin akademik i cili do te jete i angazhuar përgjatë gjithe muajit për tu dhënë maturanteve informacionin e duhur dhe të saktë.

Stafi akademik orienton edhe teknikisht studentët se çfarë hapash duhet të ndjekin për procesin e regjistrimit.

“Po mundohemi të krijojmë të gjitha kushtet sa më të përshtatshme për të pritur maturantët. Tavolinat janë të ndara sipas fakulteteve, procedurat janë standarde në të gjithë universitetet, ne po mundohemi që brenda te gjitha këtyre rregullave të mos i mërzisim ata që vijnë, tu krijojmë mjedis miqësor dhe ata të mbarojnë punë sa më shpejt.”

Profesor Ruka ka një thirrje drejtuar prindërve dhe studentëve në nisje të procesit të regjistrimeve në universitet.

“Sigurisht që kanë mundësi zgjedhje se ka shumë shkolla të larta, por Luarasi është një ndër katër universitet më të mira të Shqipërisë, me besueshmëri shumë të lartë. E them me bindje se ne dimë t’i përzgjedhim maturantët ashtu siç duhet. Tregu sot është shumë konkurrues, ka një mënyrë për të ecur përpara ajo është cilësia. Fjala cilësi është sinonim i universitetit Luarasi. E them këtë me bindje për të gjithë ata që nuk kanë vendosur ende të bëjnë zgjedhjen e tyre, të mos hezitojnë, mund të shikojnë edhe universitetet e tjera por jam i bindur se në fund ata do të regjistrohen tek Luarasi.

Drejtues të Universitetit presin të gjithë studentët e rinj por veçanërisht ata nga rrethet të cilët kanë vendosur të përvetësojnë dije tek “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt. 18-vjecarja nga Gjirokastra dëshiron që të jetë një prokurore, thotë se Luarasi është zgjedhja më e mirë për të arritur ëndrrën e saj.

Është koha t’i besosh të ardhmen tënde simbolit të edukimit elitar, univeristetit “Luarasi”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *