Sociale

Uniforma të reja për Policinë Bashkiake, fondi 12.4 milionë lekë

14:00 - 06.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punonjësit e Policisë Bashkiake të kryeqytetit do të pajisen me uniforma të reja. Bashkia e Tiranës ka tenderuar me procedurë të hapur me objekt blerje mallrash një fond prej 13.4 milionë lekësh në 22 maj të këtij viti. Fituesi i tenderit është shpallur në 7 gusht 2019 dhe vlera e tenderit pa TVSH është 12.4 milionë lekë. Fondi është vënë në dispozicion për rreth 380 uniforma dhe veshje të tjera speciale për Policinë Bashkisë të Tiranës. Në tender kanë marrë pjesë pesë operatorë dhe tre prej tyre janë shkualifikuar. Njëri nga operatorët nuk ka plotësuar kushtet teknike të përcaktuara nga autoriteti prokurues, që në këtë rast është Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave nga “Open Data Albania” është paraqitur një ankesë në dt. 19.07.2019 nga ana e operatorit ekonomik të kualifikuar në vend të dytë, të cilit i është kthyer përgjigje nga AK në dt.24.07.2019 në rrugë elektronike dhe me postë. Duke qenë se ankimuesi nuk e ka ezauruar të drejtën e tij legjitime për t’u ankimuar pranë KPP-së si organi më i lartë në trajtimin e ankesave në fushën e prokurimit publik, vendosi të vijojë me të gjitha hapat e tjera procedurale për të finalizuar procesin e prokurimit.




Kontrata
Bashkia ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik fitues, i cili duhet të lëvrojë mallin sipas kërkesave dhe specifikimeve të përcaktuara nga autoriteti kontraktor dhe brenda 60 ditëve pune nga data e lidhjes së kontratës. Malli duhet të dorëzohet në magazinën e Bashkisë Tiranë. Sipas kontratës, uniformat e reja për Policinë Bashkiake duhet të jenë në magazinën e bashkisë rreth datës 15 tetor 2019. Fituesi i tenderit për uniformat e Policisë Bashkiake është person fizik, rrobaqepës. Objekti i veprimtarisë së subjektit është agjenci ndërmjetësimi, shitje, blerje, mallra të ndryshme, ndërmjetësim brenda dhe jashtë vendit për aktivitete: kulturore, industriale, kreative, turizmi dhe përgjithësisht çdo veprimtari tjetër ndërmjet subjekteve juridike, private të huaja dhe vendase dhe konsulencë. Ky subjekt është themeluar në vitin 2011 dhe ka lidhur gjithsej dy herë kontratë më Bashkinë e Tiranës, me vlerë në total 22.4 milionë lekë.

Operatori i shkualifikuar
Drejtoria e Prokurime në Bashkinë Tiranë ka pasqyruar në formularin e njoftimit të fituesit edhe arsyet e shkualifikimit të subjektet që nuk përmbushte kushtet teknike të paracaktuara. Operatori ekonomik duhet të paraqesë mostra fizike sipas specifikimeve teknike si më poshtë: pika a) operatorët ekonomikë detyrimisht duhet të paraqesin nga një mostër fizike për objektet e uniformës (produkt të gatshëm) që do të prokurohen që përfshin detajet, llojin e materialit, punimin dhe përmasat e caktuara në specifikimet teknike, pika. d) Të gjitha detajet e mostrave (produkt të gatshëm) që do të paraqiten nga operatorët ekonomikë të jenë të qepura me penj të kuq, me tegela të definuar si duhet pa fije të dala dhe pika e) mostrat e paraqitura duhet të kenë të trupëzuar një etiketë të qepur, e cila të përmbajë: mostër “emri i artikullit” datën e zhvillimit të tenderit, emrin e prodhuesit/ofertuesit, nënshkrimin dhe vulën e operatorit ekonomik, si dhe kërkesat në specifikimet teknike sipas përcaktimeve në shtojcën 10. Mosparaqitja e mostrave sipas kërkesave të mësipërme përbën kusht skualifikimi për vazhdimin e procedurave”, – thuhet në dokument.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.