AKTUALITET

Zbardhen emrat e 1244 infermierëve që do t’i nënshtrohen testit të dixhitalizuar

15:00 - 06.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prej 9 shtatorit do të zhvillohen testimet e dixhitalizuara për punësimin e infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të laboratorit, atyre të imazherisë si dhe mamive. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot emrat e 1244 infermierëve që do t’i nënshtrohen provimit si dhe kalendarin me profilet, datat dhe oraret përkatëse për zhvillimin e testit. “Ju bëjmë me dije se duke nisur nga data 9 shtator 2019, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, do të zhvillohet provimi i digjitalizuar për punësimin si teknik i shkencave mjekësore teknike”, – bën me dije Qendra e Shërbimeve Arsimore.




Dokumentacioni
Ndërkohë, kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë, dokumenti origjinal); kopje të kartës ID ose pasaportës si dhe faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës për QSHA-në. Të gjithë aplikantët që u mungojnë këto dokumente nuk do të mund të marrin pjesë në provim. “Për paraqitjen në mjediset e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit”, – thekson QSHA.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.