BLUETOOTH

“Së shpejti nuse”, surprizat që rezervon për në shtator dasma e Jonida Vokshit me Besnik Krapin

14:41 - 07.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ceremoni si në përrallat “Disney”, deti i solli frymëzimin unik moderatores – Në Prishtinë apo Tiranë? Zbulohet vendi dhe ftesat e veçanta që përgatiti çifti




Muaji i parë i vjeshtës paska qenë tepër i veçantë për këtë vit. Shtatori është kohë dasmash dhe jo vetëm të një çifti! Pas ftesave të Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, radhën e kanë ato të Jonida Vokshit dhe partnerit të saj, aktorit Besnik Krapi. Në një foto të publikuar nga mediat rozë, duket se detajet e preferuara të çiftit kanë qenë guaskat dhe perlat. Siç mund ta shihni, në ftesë ndodhen dy guaska-letër, shoqëruar me perla dhe zinxhirë me rruaza, ndërsa ceremonia pritet që të zhvillohet në bregdet. Çifti do të bëjë vetëm një dasmë dhe siç tregoi Jonida për “Prive”, do të jetë jashtë zakoneve. “Unë nuk kam fantazuar ndonjëherë për ceremoni, dasmën, traditën. E gjithë kjo rrodhi shumë natyrshëm. Dhe kështu dua që të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asgjë të paramenduar, të ëndërruar. Dua që gjithçka të shkojë thjesht dhe bukur. Për sa kohë dasma është e përbashkët, edhe zakonet do të jenë të përbashkëta. Por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve”, tregoi Vokshi. Ajo dhe Besniku duan të bëjnë fëmijë, por se sa, e ka në dorë Zoti.

j22onida 2 jonida martesa jonida 1
<
>

“Unë i dua shumë fëmijët. Sa më shumë, aq më mirë. Nuk kam një numër. Ne në Tiranë themi ‘sa të ketë shkruajtur Zoti’”, shton Jonida. Për sa i përket qytetit ku do të jetojnë, meqë Jonida jeton në Tiranë dhe Besniku në Prishtinë, gjithçka varet nga projekti me të cilin do të punojnë. Nëse nevojitet të jenë në Tiranë, do të jetojnë në Tiranë dhe nëse nevojitet të jenë në Prishtinë, do të jetojnë atje. Ndërkohë që mesa duket, Jonida e ka përfunduar dhe pjesën e impenjimit që kishte në rolin e filmit më të ri që pritet të dalë, produkt i Ermal Mamaqit. Pra, puna tashmë në pauzë dhe gjithë vëmendja dhe energjitë janë te dasma! Kujtojmë se në muajin maj ishte vetë Ami, ajo që postoi një foto me nusen e ardhshme, ku ishin duke udhëtuar bashkë për të zgjedhur fustanin e ditës unike. Udhëtimi ishte jashtë trojeve shqiptare, kështu që përgatitjet duket se ishin vërtetë të mirëmenduara. Të gjithë mezi presim të shohim bukuroshen Vokshi në fustanin e saj të nusërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.