Detaje të reja ka dhënë Presidenti Ilir Meta gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar. Pyetur nga deputetja Hysi, në lidhje me informacionet sekrete që kreu i shtetit dha për planet për të destabilizuar vendin, dhe pse ai nuk kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta tha se kjo nuk është një cështje që mund të merrte zgjidhje në atë mbledhje.
Presidenti zbuloi se një vit më parë kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pasi informacioneve për grabitje të bankave, por solli në vëmendje ngjarjen e 7 prillit në Rinas, megagrabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë në barkun e avionit, vetëm 30 minuta pasi ai kishte zbritur nga ajo linjë.
“Nuk mendoj se është një cështje që do të merrte zgjidhje aty. Mund t’ju them që e kam mbledhur para një viti pas shqetësimeve se mund të përsëritej sërish vjedhje e bankave, s’ ka ndodhur në të kaluarërn. Mund të pyesni z. xhafa e gjiknuri është bërë mbledhje e vecantë, janë marrë masa të veçanta, dhe kjo gjë ka ndodhur 30 minuta pasi Presidenti zbriti nga ajo linjë.” u shpreh Meta.