KULTURË

Video/ Rikthehet në Shqipëri, pianisti i njohur i skenave botërore Redi Llupa

13:39 - 09.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthehet në Shqipëri pianisti i njohur Redi Llupa. Pianisti shqiptar Redi Llupa prej vitesh jeton në Amerikë, ku zhvillon jetën artistike dhe akademike. I mbushur me emocione dhe kujtime, dje ai mbajti në Akademinë e Shkencave një koncert së bashku me violinçelistin argjentinas Sebastian Delgado. Redi thotë se me këto koncerte synon të bëjë të njohur muzikën pianistike shqiptare në skenat e botës.
Në sallën e akademisë së shkencave Redi Llupa dhe argjentinasi Sebastian Delgado luajten vepra nga autorë shqiptarë dhe vendeve te ndryshme të botës, ku pati një ndërthurje mes studimeve të tij me lojën mbi piano.




Ata luajtën vepra nga Claude Vibier, Manuel de Falla, Enrique Granados, Vaso Tole, Thoma Simaku, Tonin Harapi, Astor Piazzolla, Marcelo Nisinman etj.
Redi Llupa përfundoi Liceun Artistik në Tiranë me pedagogen Nadjezhda Porodini, dhe më pas kreu Bachelor, Master në Boston dhe doktoraturë në Miami.
Dr. Redi Llupa është quajtur Artist i Diaspores dhe Kerkues Akdemik Shkencor i Arteve Muzikore dhe Puanistike me Doktorature Shkencore me rezidence ne ShBA.
Karriera e Redi Llupës po zhvillohet përtej oqeanit por ai ka prekur skena më të njohura në Evropë, Azi, Amerikën e Veriut të Jugut etj.
Repertori i tij përmbledh muzikë nga kompozitorë të njohur të epokave të ndryshme nga Baroku deri në shekullin 21. Redi Llupa vjen nga nje tur koncertesh Lion te Frances dhe me datë 10 shtator do të luajë para artdashësve të qytetit të Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.