AKTUALITET

Foto& Video/ Spektakël tek ish-sheshi “Shqiponja” makina e blinduar me targa ruse përmbyset, zhduket shoferi

22:53 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Në momentin kur është afruar policia drejtuesi i mjetit nuk është gjendur aty, i cili dyshohet se ka braktisur mjetin.




Policia ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur ose drejtuesi po tenton t’iu fshihet uniformave blu, ndërsa në këto momente po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e shoferit.


Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së mjeti të blinduar. Policia ka ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve dhe po punon me metoda të posaçme për identifikimin e më pas kapjen e autorit, ku dhe do të mësohet se cila ka qenë arsyeja e fortë që mjeti u braktis menjëherë pas aksidentit.
Eshtë bllokuar qarkullimi i mjeteve të cilat po lëviznin përgjatë dy akseve si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.