Horoskopi

Horoskopi i datës 11 Shtator 2019

00:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mund të dukeni indiferent në sipërfaqe, por në të vërtetë po prisni me padurim që dikush të vijë dhe të bisedojë me ju rreth një çështjeje të rëndësishme. Ky diskutim ka gjasa që të ndryshojë rrjedhën e disa ngjarjeve në jetën tuaj.

Sot ekziston mundësia që të dalë në pah kokëfortësia juaj, por tregohuni të kujdesshëm, pasi kjo nuk do t’i pëlqejë aspak personit përballë jush. Rekomandohet të gjeni mënyra të tjera për të zgjidhur çështje të caktuara në aspektin profesional. Bëni disa hapa pas për të parë edhe njëherë gjithçka me vëmendje.

Ekziston diçka që ka ndikuar dramatikisht në jetën tuaj sociale, megjithatë po e përballoni mjaft mirë. Do të ketë një përfundim të ngrohtë për gjithçka që po ndodh. Ka gjasa t’i jepni fund lidhjes suaj, që po ju mundon kohët e fundit.

Do t’i merrni gjërat personalisht sot dhe përpiquni që këtë të mos e vënë re njerëzit përreth. Është mirë të kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush dhe të shmangni konfliktet e mundshme. Disa persona mund të përfshihen lehtësisht në debat me ju sot.

Mund të ngrini zërin këtë të mërkurë dhe sjellja juaj do t’i befasojë të tjerët. Por më pas, gjithçka do të jetë e qetë. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Do të keni nevojë për mbështetje dhe këtë do ta gjeni te të lindurit e shenjës së dashit.

Do të ndiheni kuriozë dhe do të dëshironi të mësoni gjithçka. Diçka mund t’ju shqetësojë, ndaj do të keni më shumë nevojë të flisni me një familjarin tuaj. Ekziston mundësia që dy persona të përpiqen t’ju vënë në lojë. Mos humbni kohën duke qëndruar me ta.

Do të keni dëshirë për më shumë vëmendje. Nuk do të dëshironi konfrontime, por kjo nuk do të thotë të mos vetëmbroheni. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin një mesash mjaft të rëndësishëm sot, ndërsa ata që janë në një lidhje do të ndihen të plotësuar.

Nuk do të ndiheni në humor për takime të veçanta sot. Do të keni dëshirë të qëndroni në vetmi dhe të mendoni rreth çështjeve të ndryshme. Ndoshta muzika do të jetë ajo çfarë do t’ju relaksojë sot.

Do të ndiheni shumë të kënaqur gjatë kësaj të mërkure. Kjo vlen si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Nëse për ndonjë arsye të caktuar nuk mund të flisni me dikë, sigurohuni të gjeni një mënyrë tjetër për t’u shprehur.

Do të keni shumë punë për të bërë sot, saqë do të mendoni se jeni personi i vetëm që duhet të rregulloni gjithçka rreth jush. Kjo situatë do t’ju mbajë të ngarkuar gjithë ditën dhe mundësitë për t’u relaksuar do të jenë fare të pakta.

 

Do të flisni shumë pas një konflikti dhe do të tregoni se e dinit të drejtën që në fillim. Edhe pse do të ketë persona rreth jush që nuk do t’ju besojnë në atë çfarë thoni, fakti që do të shpreheni do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Partneri/partnerja do të jetë mbështetja juaj më e madhe.

Ju jeni po aq pasionant pas mendimeve tuaja sa edhe rreth çdo gjëje tjetër në jetën tuaj. Do të ndiheni të lirë për të vepruar ashtu sikurse dëshironi. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë një person mjaft të veçantë, i cili/e cila do t’ju bëjë të ndiheni shumë komodë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.