SPORT

Kosova tremb Anglinë, por “luanët” fitojnë 5-3

18:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia mori një fitore ndaj Kosovës në grupin A eliminator, me shifrat 5-3, por ndeshja ishte spektakolare në fushën e Sauthemptonit. Ndeshja nisi që në sekondat e para, me një gabim në mbrojtje të anglezëve, ku Muriqi përfitoi, e nxori Valon Berishën vetëm me Pikford, e lojtari i Lacios nuk fali. Por, ky gol vetëm sa zgjoi vendësit, që në të 8′-tën barazuan me Sterling. Herri Kejn shënoi me të majtën golin e përmbysjes në të 19′-tën, ndërsa më pas i pafat ishte Vojvoda, ku mbrojtësi çoi topin në portën e tij në minutën 38-të.




Në fundin e pjesës së parë, ishte Xhejdon Sanço, talenti i Dortmundit që shënoi dy herë, duke i çuar në 5-1 shifrat. Edhe pse në një disavantazh të thellë, “dardanët” nuk u dorëzuan. Në minutën e 49-të, Berisha mori sërish një pasim të bukur nga Muriqi dhe brenda zone shënoi të dytin personal. Në të 55′-tën ishte radha e Muriqit për të shënuar. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Meguajër, i bëri faull brenda zone dhe nga pika e bardhë nuk gaboi shtatlarti i Fenerbaçes. Vlerat e tij i tregoi edhe portieri Aro Muriç. Në të 65′-tën, Kejn kishte mundësi të shënonte të pestin nga pika e bardhë, por gardiani i Kosovës ia priti mrekullisht. Deri në fund nuk pati më gola dhe Anglia fitoi me shifrat 5-3, por përballë një Kosove që ëndërronte deri në momentet e fundit. Tashmë, grupi kryesohet nga Anglia me 12 pikë, ndjek Republika Çeke me 9 pikë dhe Kosova me 8 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.