VIP PAGES

Kryemadhi bojkoton oligarkët, pazarin e bën në dyqanin “Ha shqip”

18:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bojkotoni oligarkët! Mos blini ushqime në qendrat e tyre tregtare, mos blini veshje në dyqanet e tyre firmato, mos përdorni taksitë e kompanive të mëdha, por zgjidhni dyqanet e lagjeve, të fqinjëve tuaj dhe shoferët e që punojnë për të mbajtur me bukë familjen”. Ky ishte mesazhi që dha Monika Kryemadhi 5 ditë më parë në tubimin për 15-vjetorin e krijimit të LSI.




Dhe duket se shembullin e bojkotit e ka nisur nga vetja. Kryemadhi është parë e fotografuar në dyqanin “Ha Shqip” në Tiranë, ku tregtohen produkte vendëse. Me një palë xhinse stil kauboj, një triko të thjeshtë, e flokët e kapura, kryetarja e LSI s’e ka pasur problem të bëjë vetë pazaret e madje edhe të futet në radhë si të tjerë. Bie në sy edhe forma e mirë fizike e Kryemadhit, e cila gjithsesi nuk e humbet thjeshtësinë e spontanitetin.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.