Kryesore

Ajo çfarë nuk u pa tek homazhet e Azem Hajdarit, Basha i qëndron larg Rudinës

11:00 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opozita ka përkujtuar ditën e sotme Azem Hajdarin. Në 21 vjetorin e vdekjes se demokratit, figurat e opozitës kanë bërë homazhe tek memorali. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani, bashkëshortja dhe fëmijët e Hajdarit si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të opozitës kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të ngritur në qendër të Tiranës.




Me këtë rast kreu i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar figurën dhe kujtimin e Hajdarit por edhe ka dhënë një mesazh për situatën aktuale. Ai tha se e sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.

“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste të Shqipërisë i cili u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit më 12 shtator 1998. Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, për një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive e për ta realizuar me sukses. Sot akoma është plaga e hapur, krimi akoma vijon të ketë pushtet. Shqiptarët vijojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të papunë dhe të vuajnë nga një pushtet që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben vetëm krimit e korrupsionit. E sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.

Ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ta mbyllin siparin e tranzicionin dhe të hapin rrugën e lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta”, tha Basha.

Por ajo që u pa gjatë homazheve, ishte se kryedemokrati Basha dhe Rudina Hajdari kanë qëndruar larg njëri-tjetrit dhe nuk kanë shkëmbyer as edhe një fjalë. Në krah të Bashës ka qenë djali i madh i Azemit, Kiri dhe bashkëshortja, Fatmira.

basha gruja e azemit djali basha gruja azemitt rudinaaa rudina kiri hajdari basha berisha te azmi 8 berisha te azemi gruaja djali rudina 99 basha azemi basha azemi11 azemiii11 basha te azmi 88 basha perulett
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.