SPORT

Bileta europiane, Shqipëria luan gjithçka në dy ndeshjet e radhës

18:00 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Fitorja ndaj Islandës ka hapur skenarë të rinj për Kombëtaren kuqezi, që tashmë ka lënë pas shembjen e pësuar në Paris dhe fokusohet tek ajo që do të sjellë e ardhmja. Dhe e ardhmja nuk është larg…




Në tetor do të nisë fushata e radhës me dy sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të dyja në transfertë dhe të dyja vendimtare për fatet tona, pasi suksesi te njëra dhe dështimi te tjetra do të kishin të njëjtën pasojë për shpresat e tifozëve shqiptarë për ta parë për të dytën herë radhazi Shqipërinë në një kampionat europian.
4-2 ndaj Islandës ishte një rezultat fantastik që entuziazmoi këdo, por që natyrisht nuk duhet të bëjë të mos shohim defektet, të ngjashme me ato të Parisit, të gjitha në mbrojtje. Gjithsesi, ndaj “vikingëve”, thuajse çdo gjë shkoi mirë. Shqipëria shënoi 4 herë, tri herë për të marrë avantazhin dhe me golin e Cikalleshit vulosi fatet e një sfide, që i pa ishullorët gjithnjë në ndjekje të djemve të Edi Rejës.

Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e katërt me 9 pikë, 3 më pak sesa Islanda e treta dhe 6 më pak sesa dyshja Francë-Turqi, që udhëheqin grupin me pikë të barabarta. Kalendari nuk është aspak i lehtë. Sfidat e zjarrit janë ato të 11 tetorit në Turqi dhe 14 tetorit në Moldavi, të dyja tansferta në një kalendar që nuk i buzëqeshi Shqipërisë që në momentin e shortit. Më pas vjen Andorra dhe Franca, me të gjithë tifozët që shpresojnë që kampionët e botës t’i kenë mbyllur hesapet e tyre përpara sfidës që pritet të luhet në “Arena Kombëtare”. Por, sikundër e cekëm më lart, prova e zjarrit është Turqia, që në stadiumin “Sukru Saraçoglu” të Fenerbahçes do të presë Shqipërinë. Turqia ka pasur luhatje, por me fitoren e fundit ndaj Moldavisë ka prenotuar vendin e dytë në grup, duke marrë të mirëqenë kryesimin e Francës. Ndaj, edhe për ekipin e Senol Gunesh, ajo ndaj Shqipërisë do të jetë prova e parë e zjarrit, teksa atë të radhës e ka ndaj Islandës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.