Aktualitet

‘Më ofendoi kushërira’/ Zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që  goditi me bishtin e sëpatës nënë e bijë

10:32 - 12.09.19 gsh

Detajë të reja janë zbuluar nga ngjarja e djeshme që ndodhi në Selenicë, ku Mariglen Çobaj dhunoi me bishtin e sëpatës nënën dhe vajzën.



Nëna dhe vajza e përfshirë në dhunën nga nipi i familjes, janë ende në ambientet e spitalit të Vlorës duke marrë mjekim.Vajza A. C si pasoje e goditjeve ka marrë shembje në krahë dhe këmbë. Ndërsa nëna ka pësuar frakture të lehtë në krahë si pasojë e ndërhyrjes për të ndarë sherrin.Sa i perket debatit qe solli në gjenerimin e dhunës, mësohet se dy kusherinjtë A. Cobaj dhe Mariglen  Cobaj janë konfliktuar me njeri tjetrin për motive të dobëta.

Debati më pas ka gjeneruar në dhunë fizike, ku Mariglen Cobaj ka qëlluar me bishtin e sëpates ndaj kusherires A. Cobaj. Në këtë moment ka ndërhyre nëna e A. Cobaj për ti ndarë e për pasojë edhe kjo e fundit është goditur.

Ambulanca dhe policia pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje në fshatin Gumenicë. Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin Mariglen Cobaj.Cobaj në polici ka deklaruar se kushërira e kishte ofenduar e për këtë situata ishte acaruar./Syri

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *