Kryesore

“Real Story” nga Sokol Balla starton në News24 nga 16 shtatori . Risitë e këtij sezoni

17:24 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare

16 shtatori do të shënojë startin e sezonit të ri televiziv për emisionin “Real Story”. Nga kjo e hënë, gazetari i njohur Sokol Balla do të shoqërojë debatin politik, por jo vetëm, të mbrëmjes në News24.
Tashmë “Real Story” me nisjen e javës së ardhshme do të jetë në prime time në ekranin e “News24” duke sjellë aktualitetin politik, ekonomik dhe social. Bashkë me Arjan Vasjarin, Skënder Minxhozin, Agron Gjekmarkajn, Eduard Zaloshnjën dhe analistë të tjerë, “Real Story” në këtë sezon të ri televiziv do të jetë katër herë në javë nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00-23:00.



Pa dashur të zbulojë shumë, i kujdesshëm për të sjellë gjithnjë risi në ekran, gazetari Balla ka ditur edhe këtë herë të tërheqë me spotin promovues të emisionit në News24. “Zhveshur nën ujë. Lënduar por gjallë. E vërteta Real Story” janë fjalët që vetë Balla ka përzgjedhur në promon lancuese të emisionit, ristë e suprivat për të cilin na mbetet të presim mbrëmjen e 16 shtator në News24.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *