AKTUALITET

Zgjatja e kontratës me SGS, Tabaku: Shkelet interesi publik

18:00 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se shtesa e kontratës për kontrollin teknik të automjeteve është në shkelje të interesit publik. Në “Facebook”, ndërsa publikon edhe disa dokumente, Tabaku shkruan se ajo është një aferë në shkelje të interesit publik, ndërsa shton se ndonëse kompania nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej, qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit.




“Kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste, që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. Por, sa herë që iu është lipsur që të veprojnë kundër tyre ato kanë vepruar në të kundërtën. Rasti i koncesionarit SGS (apo siç njihet koncesioni i kontrollit teknik të makinave) është një nga rastet që bëri jehonë, sepse PS në opozitë e kish atakuar dhe në mazhorancë e rifirmosi si kontratë. Megjithëse, kompania në fjalë nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit në shkelje të interesit publik”, shkruan Tabaku në ‘FB’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.