SPORT

Higuain: I lumtur që gjeta Ronaldon, ja pse mora numrin 21

15:30 - 13.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi verën e shkuar pasi ish-trajneri Alegri zgjodhi kroatin Manxukiç përpara argjentinasit. Gjysmë sezoni i mbushur me nervozizëm te Milani dhe një tjetër gjysmë te Çelsi përpara se të rikthehej në bazë. Të gjithë e mendonin të ikur “El Pipitan”, me Juven që mendonte ta shiste, por në miqësoret e verës dhe ndeshjet e para të kampionatit, Higuain u provoi të gjithëve se vlen ende për fanellën bardhezi. Një sulmues tipik, një ‘vrasës’ zonë, një numër 9… përkundrazi, një numër 21! “Kur u riktheva, askush nuk më tha asgjë. Jam kthyer për të punuar, për të treguar vlerat që kam.




Që nga dita e parë kam dashur të qëndroj te Juventusi dhe sot jam shumë i lumtur. Njoh klubin, tifozët, qytetin dhe njerëzit më trajtojnë mirë. Numri 21 ka qenë zgjedhja ime. Kur u riktheva këtu, numri 9 ishte i lirë dhe vendosa ta ndryshoj, sepse 21 është data e lindjes së vajzës sime. Kjo është e vërteta. Me Kristianon nuk luaja prej vitesh dhe herën e fundit që luanim bashkë, Kris ishte shumë i ri. Kam gjetur një lojtar më të kompletuar dhe jam shumë i lumtur që e rigjeta këtu. Çdo vit duhet të punoj, sepse vjen një sezon i ri dhe ai që kaloi mbetet në të shkuarën. Për mua ka qenë një vit i ndërlikuar, edhe pse fitova Europa League. Tani nis një vit i ri, jam shumë i motivuar dhe dua të ndihmoj skuadrën të bëjë maksimumin për të fituar diçka”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.