Sociale

Zbardhen datat e provimeve për vlerësimin e aftësive praktike të farmacistëve

15:50 - 13.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Farmacistët do t’i nënshtrohen provimeve të shtetit dhe atyre të aftësimit praktik. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot datat e dorëzimit të dosjeve nga ana e aplikantëve, datat e testimit si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të paraqesin të interesuarit. Sipas Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 9 tetor i këtij viti. Po kjo datë vlen si afati i fundit për paraqitjen e kërkesës dhe mandatin e pagesës nga ana e praktikantëve që do t’i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur. “Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambientet e UFSH, nga data 14 – 18 Tetor 2019, sipas ndarjes së mëposhtme: Data 14.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3017 – 3056; Data 15.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3057 – 3096; Data 16.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3097 – 3136; Data 17.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3137 – 3175; Data 18.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3176 – 3185 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme”,-thekson Urdhri i Farmacistëve. Ndërkohë, praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit.




Provimi i shtetit
Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit nëntor – dhjetor 2019 do kryhet nga data 21 – 22 tetor 2019, pranë zyrave të UFSH Tiranë. Kandidatët që hyjnë për herë të parë në provimin e shtetit, duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, fotokopjen e kartës së identitetit, fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave, si dhe fotokopjen e noterizuar të suplementit të diplomës. Gjithashtu, aplikantët duhet të paraqesin edhe një dëshmi të pjesëmarrjes në praktikën profesionale; dëshminë e kursit të ndihmës së shpejtë; raportin mjeko ligjor; dëshminë e penalitetit; vërtetim nga prokuroria e rrethit që individi nuk është në ndjekje penale; mandat pagesën në llogari të AKP; si dhe dy fotografi në format pasaporte.

Datat për provimin e aftësimit praktik (VAP):

Data 14.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3017 – 3056
Data 15.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3057 – 3096
Data 16.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3097 – 3136
Data 17.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3137 – 3175
Data 18.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3176 – 3185 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Provimi i shtetit

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët që regjistrohen për herë të parë janë:
1. Formular aplikimi.
2. Fotokopje e kartës së identitetit.
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
7. Raport mjeko ligjor.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
10. Mandat pagesa në llogari të QSHA.
11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës, për t’u regjistruar për provim shteti janë:
1. Formular aplikimi.
2. Fotokopje e diplomës universitare
3. Fotokopje e kartës së identitetit.
4. Raporti mjeko-ligjor.
5. Dëshmi penaliteti;
6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.